“Edhe ne na u bë padrejtësi ndaj Vllaznisë”, Olsi Rama flet për polemikat në fund të kampionatit: Asnjë nga drejtuesit nuk shkoi te limitet e dhunës fizike.

Olsi Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Skaner” të Gerti Çarçanit. Ndër të tjera, drejtori i përgjithshëm i Partizanit foli për situatën e krijuar në Rrogozhinë pas ndeshjes Tirana – Bylis (2-2).

Tifozët pushtuan fushën dhe goditën gjyqtarët prej penalltisë së akorduar në favor të mallakastriotëve. Për këtë, Rama theksoi se para 2 sezoneve, skuadrës së tij iu mohua titulli në mënyrë të padrejtë.

Ekipi i madh e bën dallimin, jo vetëm në fitore, por edhe në humbje. Unë e mbaj mend akoma atë penallti ndaj Vllaznisë para dy vitesh. Ishte një padrejtësi që na u bë. Ne u shprehëm, se menduam se na u bë padrejtësi, por asnjë nga zyrtarët e Partizanit, nuk u fut në fushë. Asnjë nuk shkoi te limitet e dhunës fizike. Në 36 javë kampionat, titulli nuk humbët nga një penallti apo nga një gol offside.”, tha drejtori i përgjithshëm i Partizanit.

Kjo deklaratë në mënyrë të tërthortë mund të nënkuptojë se klubi i Tiranës ka të drejtë për pretendimet ndaj gjyqtarit Kridens Meta. Por, nuk legjitimon asesi dhunën dhe agresionin pas ndeshjes. Në momentin kur për analogji përdoret një rast i ngjashëm dhe pretendimet për gjykimin ka qenë po njësoj, ndoshta padashur drejtori i kuq i ka dhënë të drejtë bardhebluve, paçka se në fund ka theksuar se “titulli nuk humbet nga një penallti apo gol offside”. Dhe goli i shënuar nga Herald Marku para dy sezonesh me fanelën e Vllaznisë, po nga 11-metërshi erdhi!

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën