E vranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë/ Familja e Gramoz Palushit thyen heshtjen: E çuan gjallë te spitali, nuk i hapën portën, atje pastaj…

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u vra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke.

Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë ekskluzivisht për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vrarë Gramozin grekët. E kanë vrarë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë hutur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gjak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.”, rrëfeu i ati.

Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gjakun e tij u nëpërkëmb për vite me radhë. “E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar.“, tha i vëllai. abcnews.al

Related posts

OBSH zbulon variantin e ri të COVID-19/ Ja çfarë duhet të dini

TRAGJIKE! Gruaja gjendet e vdekur në banesë, dyshohet se…

“Ngrijnë” monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për sot, 30 qershor 2025