Futbollisti i të rinjve të Ajax Amsterdam, Noah Gesser vdiq këtë të shtunë në mëngjes pas një aksidenti automobilistik të premten në mbrëmje.
Sipas informacioneve të policisë të raportuara nga De Telegraaf , viktimat e tragjedisë janë midis moshës 16 dhe 18 vjeç.
Automjeti i tyre përfundoi në korsinë e tjetër të rrugës dhe u përplas ballë për ballë me një taksi. Dy viktimat thuhet se janë nga IJsselstein (Holanda jugore) dhe nga e njëjta familje (Flitet se viktima tjetër është vëllai i futbollistit të Ajax), por nuk janë dhënë detaje të tjera mbi identitetin e tyre.
Noah Gesser luante për Ajax që prej verës së vitit 2018, ku u ble nga klubi amator Alphense Boys. Feyenoord gjithashtu u përpoq të nënshkruante me të tre vjet më parë. Sipas mediave, ai shihej si një nga talentet më të mëdhenj të akademisë së të rinjve të Ajax dhe njihej si një sulmues i shpejtë dhe shënues i zoti. Sezonin e ardhshëm, Gesser do të luante për Ajax U17.