E trishtë! Pësoi infarkt në zemër, ndahet nga jeta ish-mesfushori Skënderbeut dhe Pogradecit

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Festim Fetollari është ndarë nga jeta në moshën 54 vjeçare. Mësohet se i ndjeri ka pësuar infarkt dhe sulmi në zemër i ka marrë jetën në një moshë të re. Lajmi i hidhur u bë i ditur nga Bashkia e Pogradecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale shkruhet se me largimin e tij nga jeta, Pogradeci dhe Skënderbeu kanë humbur një nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit.

POSTIMI

Lamtumirë Festim Fetollari, faleminderit për gjithçka që i dhe futbollit. Ndahet nga jeta krejt papritur në moshën 54 vjeçare, futbollisti i njohur i Pogradecit dhe Skenderbeut Festim Fetollari. Fetollari lojën e futbollit do ta niste në Korçë me ekipin e para te rinvje të Skenderbeut. Por duke qenë se jetonte larg nga Korça e kishte te veshtirë për ta vijuar normalisht stërvitjen. Ndaj dhe vendos ta vazhdojë magjinë e futbollit në Pogradec, pasi fshati i tij Pirg, ishte me pranë këtij qyteti.

Trajnerët e tij, Urim Jorgoni dhe Kopi Gusho e kanë perfshirë menjëherë si titullar me ekipin e të rinjve, por shume shpejt mesfushori i talentuar do të kalonte në të rriturit e skuadrës liqenore ku luan deri në vitin 1994 me një grup futbollistësh, padyshim me të mirët e gjithë historisë se futbollit pogradecar, nga Janaqi e Blaceri, Bashllari e Abazaj, Çekiçi e Laçka e shumë të tjerë të cilët bënë gjithçka për ekipin e tyre.

Pas këtij viti, Fetollarin e shikojmë si futbollist të Skenderbeut aty ku luan deri ne vitin 199, për t’u rikthyer edhe njehere tjeter tek Pogradeci, aty ku dhe mbyll gjithçka si futbollist. Më vonë Fetollarin e shikojmë si trajner pranë klubit pogradecar kur liqenorët luanin në kategorinë e parë. Për 1 sezon ishte edhe trajner i skuadrës së Devollit për t’u rikthyer edhe njëherë tjetër pranë akademisë se futbollit pogradecar ku mori persipër të drejtojë një grup futbollistësh të vegjël U11, të cileve iu mësonte magjinë e kesaj loje. Me largimin nga jeta të Festim Fetollarit, Pogradeci dhe Skenderbeu kanë humbur nje nga futbollistët më të njohur në 30 vitet e fundit. Fetollari ishte nga ajo “rracë” mesfushorësh shkatërrues, që sot i mungon futbollit shqiptar.

Related posts

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, RTSH “surprizon” tifozët me ndeshjen që do të transmetojë

E FUNDIT/ Klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri, Bashkia shet aksionet

U largua nga Vora, zbulohet klubi i ri i Jasmin Raboshtës