E TRISHTË! Ndahet nga jeta aktorja e njohur e teatrit

Aktorja e njohur e teatrit kosovar, Shirine Morina, ka ndërruar jetë.

Lajmi i ndarjes nga jeta të saj u bë publik nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Mefail Bajqinovci, i cili e njoftoi humbjen e madhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Bajqinovci, në njoftimin e tij shprehu ndjenjat e thella të humbjes dhe vlerësimin për kontributin e saj të pakrahasueshëm në fushën e artit skenik.

“Sot humbëm një nga figurat e shquara të skenës artistike në Kosovë, znj.Shirine Morina. Aktorja e njohur, e cila shënoi një epokë të rëndësishme në historinë e teatrit dhe kulturës kosovare, la pas një trashëgimi të çmuar. E takoja miken time shpesh dhe ishte shumë pozitive dhe plotë energji. Ngushëllime familjes dhe gjithë komuniteti artistik!”, shkroi Bajqinovci në Facebook.

Shirine Morina do të mbahet mend si një talent i shkëlqyer dhe një frymëzim për brezat e ardhshëm të artistëve.

LEXO EDHE: Tirana, shënjestra e hakmarrjes iraniane ndaj Izraelit?! Ja frika që vjen nga shërbimet sekrete

Çështja ndërkombëtare e momentit është frika se ku do të shpërthejë hakmarrja iraniane ndaj Izraelit, pas bombardimit të ambasadës së Teheranit në Damask. Ku kanë gjetur vdekjen ajka operative e Gardës Revolucionale që janë realisht forca më elitare e shtetit të mullahëve… (LEXO ARTIKULLIN E PLOTË DUKE KLIKUAR MBI LINKUN)

Related posts

E TMERRSHME! Familjarët gjejnë 28-vjeçarin të varur, dyshohet se…

“Pusho e qetë, engjëlli i familjes”/ I afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare që humbi jetën në sulmin në Austri

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi