E TRISHTË! Familjet gërmojnë me duart në rrënojat e Gazës për të gjetur të afërmit e tyre, një fëmijë nxirret i gjallë (VIDEO PREKËSE)

Teksa lufta mes Palestinës dhe Izraelit vazhdon, nga Gaza vijnë çdo ditë e më shumë pamje të tmerrshme.

Kështu është edhe një video e Al Jazeera-s, që tregon të mbijetuarit e bombardimeve duke kërkuar të afërmit në rrënojat në Gaza po bën xhiron e internetit.  Videoja tronditëse e mediave arabe është realizuar në Yarmouk të Gazës. Njerëzit me çfarëdo mjeti që kanë edhe me duart e tyre po gërmojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuarit, shkruajnë mediat e huaja.

Në të njëjtën kohë, ata përdorin edhe elektrik dore pas errësirës për të gjetur jetën e njerëzve nën rrënoja. Madje, siç shihet edhe në video, ata arrijnë të nxjerrin të gjallë një djalë të vogël të cilin ia dorëzojnë shpëtimtarëve që të dërgohet në spital.

Numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në 7650 dhe 19450 janë plagosur që nga fillimi i bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës tre javë më parë, sipas të përditshmes. Raporti i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë palestineze. Në Bregun Perëndimor, numri i të vdekurve arriti në 111, ndërsa 1,950 u plagosën, shtoi deklarata, duke theksuar se gratë, fëmijët dhe të moshuarit përbënin 70% të totalit të vdekjeve në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Related posts

NGJARJE TRAGJIKE/ U zunë pritë nga grupe të armatosura, pesë oficerë policie qëllohen për vdekje

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)