“E tmerrshme të sulmohesh, do të vazhdoj punën”/ Ola Xama për sulmin e Veliajt: Duan të shpëtojnë veten!

Gazetarja Ola Xama u shpreh në një dalje televizive se ndihet e sulmuar, intimiduar nga kryebashkiaku Erion Veliaj pas investigimit për Inceneratorin e Tiranës. 

Për shkrimin për inceneratorin e Tiranës, ku është etiketuar si “vrasëse me pagesë”, gazetarja theksoi se nuk është ndier mirë, por do ta vazhdojë punën e saj si gazetare. 

“Është shumë e tmershme të sulmosh dikë se bën punën dhe më vë në pikëpyetje, duhet ta bëj më këtë punë apo jo? Por do ta vazhdoj ta bëj punën time. Më akuzuan që unë mbaja anë. Çfarë ane është këtu, ku flet për të gjitha palët e përfshira. Mbase në këtë vorbull të madhe siç është inceneratori duan të shpëtojnë veten”, u shpreh ajo. 

“U ndjeva e pasigurt. Kam lexuar disa herë dosjen më pas. Nuk doja që të merrja akuza të pabaza. U ndjeva e pasigurt në vetvete. Pasi e kam lexuar dosjen disa herë, unë kam thënë çfarë është thënë në dosje dhe asgjë më shumë. Nuk është autore vetëm Ola, ka pasur disa filtra. Nuk e kanë për borxh familjarët e mi të lexojnë ato akuza që më bëhen mua në gazeta. Do të vazhdoj. Do vazhdoj të bëj punën time, të raportoj me paanësi të gjitha palët”, shtoi ajo më tej. 

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….