E shpallën të vdekur pensionistin brazilian/ U habitën kur panë se diçka po lëvizte te qesja ku ishte vendosur trupi i tij

Një pensionist, u përball me një ngjarje të pazakontë, pasi mjekët e urgjencës e konfirmuan atë të vdekur dhe e vendosën në një qese – derisa një person e vuri re se diçka po lëvizte tek qesja.

Sipas medieve të huaja, Raimundo Nonato Santana da Silva, 71-vjeç, ra nga biçikleta e tij pasi u sëmur papritur derisa udhëtonte për në treg në qytetin brazilian të Araguaina.

Kur mjekët e urgjencës mbërritën në vendin e ngjarjes, ata e shpallën të vdekur.

Raimundo u vendos më pas në një çantë trupi para se të largoheshin ndihmësit për urgjencë. Policia më pas e mori përsipër monitorimin, derisa erdhën mjekët, por më pas ndodhi diçka e çuditshme.

Një reporter që po e mbulonte incidentin paprtimas e vuri re se çanta po lëvizte shumë pak.

Pamjet e xhiruara nga Giovanni Pereira në fakt kapin një lëvizje delikate.

“Kur arrita, qesja ishte tashmë e mbyllur”, tha ai, për ta parë videon klikoni këtu.

“Policët e hapën atë dhe pashë që dilte ajri nga cepi i gojës së tij. Kam kryer CPR mbi të për 10 minuta, për ta ndihmuar atë”, u shpreh Pereira.

Mjekët për urgjencë u thirrën përsëri në vendin e ngjarjes dhe ata e çuan burrin të gjallë në spital. Gjendja e tij aktuale nuk është zbuluar.

Që atëherë është bërë e ditur se profesionistët mjekësore kanë kryer CPR tek burri kur ata arritën për here të parë në vendin e ngjarjes.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…