E RRALLË! Zbulohet rasti i personit me grupin e gjakut “P” në Kinë/ Ja çfarë thonë shkencëtarët

Grupi më i ri i gjakut po qarkullon në Kinë, i cili njihet si “Gjaku i dinozaurit” ose “Gjaku Panda” dhe ndodhet në 0.4% të popullsisë së Kinës

Në një lidhje me Skype nga Kina për “ABC e Mëngjesit”, gazetari Edison Myrteza ka thënë se shkencëtarët janë duke zbuluar si arriti deri te njeriu, madje, grupi i gjakut P është akoma më i rrallë.

Sakaq, Edisoni theksoi se fillimisht ky grup gjaku u konstatua rastësisht nga kontrollet rutinë të qytetarëve, duke i befasuar të gjithë.

“Nuk e di pse shkencëtarët e kanë quajtur gjaku i dinozaurit ose i Pandës, ndoshta sepse Panda është kafshë kineze dhe dinozauri shumë i rrallë. Por në Kinë është një gjak i veçantë. Ka qenë një kontroll rutinë dhe është zbuluar te shumë persona që nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin në pjesë të ndryshme të Kinës.

Në këtë dhjetëvjeçar, ky është rasti i katërt. Sipas shkencëtarëve, është një grup gjaku i veçantë. të gjitha këto raste janë duke u studiuar, se çfarë të veçante ka dhe si arriti deri te njeriu.

Deri tani në Kinë janë zbuluar 10 lloje grupi gjaku dhe grupi i gjakut P është më i veçantë”, u shpreh gazetari.

Global Times raportoi më herët se grupi i gjakut P shfaqet edhe më rrallë, me një prevalencë më të ulët se një në një milion.

Tani, shkencëtarët kanë identifikuar sekuencën e ADN-së – molekulat nukleotide – pas grupit të rrallë të gjakut P në një person me nëntipin e grupit të gjakut, raportoi të shtunën Modern Express Post.

Nukleotidet janë molekula të vogla që përbëjnë ADN-në dhe ARN-në, të cilat mbajnë informacion gjenetik.

Related posts

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!