E RRALLË! Publikohen fotot e para të varrit të Papa Françeskut, mijëra persona vizitojnë bazilikën

Bazilika “Shën Maria e Madhe” është vizituar nga 30 mijë qytetarë, duke e kthyer atë në një nga vendet më të vizituara të Romës pas varrosjes së Papa Françeskut. Prefekti i Romës, Lamberto Giannini, deklaroi sot se prania e vizitorëve është dhjetëfishuar dhe se herët në mëngjes filloi pelegrinazhi popullor për të vizituar varrin e Papa Françeskut.

Për shkak të fluksit të madh, nga altari u bë një njoftim ku iu kërkohej atyre qe e kishin vizituar varrin të largoheshin menjëherë për të respektuar masat e sigurisë. Po ashtu, u kërkua edhe ndërhyrja e Policisë për të menaxhuar situatën dhe u pezullua përkohësisht hyrja në bazilikë, raporton BBC. 

Personeli i bazilikës dhe autoritetet vatikanase po drejtojnë vizitorët drejt varrit të Papa Françeskut, i cili është varrosur pranë Papa Honorius III. Françesku është papa i tetë i varrosur në Santa Maria Maggiore. Në bazilikë ndodhet gjithashtu edhe varri i Papa Nikollës IV.

Në 9 ditët e ardhshme në Bazilikën e Shën Pjetrit do të bëhet lutja për prehjen e shpirtit të papës së ndjerë, ndërsa nesër pritet të caktohet data e fillimit të konklavës.

Related posts

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën