E RËNDË/ Rrëzohet nga kati i pestë i pallatit, humb jetën 22-vjeçarja

Një 22-vjeçare është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në Vlorë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00 të kësaj të shtune në lagjen “24 Maji”.

Fatkeqësisht e reja me iniciale V. L. nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Nga informacionet paraprake, janë ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarjeje që ka tronditur zonën.

“Sot, rreth orës 10:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati, shtetasja V. L., 22 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë”.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën