E rëndë/ Presidenti i Erzenit bie me kokë nga tribuna në Durrës, shkak kontestimet ndaj arbitrit Florian Lata

Një episod i rëndë ka ndodhur nëpërfundim të ndeshjes Erzeni – Partizani në Niko Dovana. Presidenti i shijakasve, Durim Keci, teksa po kontestonte arbitrat në momentin që po hynin në tunel, ka rënë nga tribuna dhe është dëmtuar rëndë. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve për ndihmën e parë dhe më pas u transferua me urgjencë në spital.

Kontestimet e arbitrit Florian Lata kanë qenë të shumta nga të dyja ekipet dhe për këtë tifozët shijakas kanë reaguar në rrjete sociale, fillimisht duke i uruar shërim të shpejtë presidentit dhe më pas me kërcënime ndaj gjyqtarit.

“I urojme sherim sa me te shpejte presidentit tone z. Durim Keci , per shkak renies nga tribuna kryesore e stadiumit “ Niko Dovana “ . Florjan Lata do e shohesh kush jane Cunat e Shijakut do vij ajo dite qe do kesh frike te levizesh neper Durres.”-shkruajnë tifozët.

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime