E rëndë në Tiranë! Sherr mes vajzave me doreza metalike, arrestohet njëra prej tyre

Një 26-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës, për shkak se është konfliktuar me disa vajza të tjera, dhe i është gjetur gjatë kontrollit fizik një dorezë metalike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetases A. H., 26 vjeçe si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëra tjetrën.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetases A. H., iu gjet një dorezë metalike e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton zyrtarisht policia e Tiranës.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…