E RËNDË NË TIRANË/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët. Çfarë thotë policia

Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke prerë damarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë në zonën “Kodra e Priftit”. Sipas policisë, 22-vjeçari A.M dyshohet se ka qenë në kushte të rënda psikologjike.

“Më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek “Kodra e Priftit” në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M., 22 vjeç, ku dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë ( e konfirmuar nga ekipi mjekësor)”, thotë policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…