Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku protagonist është bërë një shqiptar.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ka kërcënuar mjekun e spitalit “G. Gennimatas” të Selanikut, për kryerjen e një operacioni. Pacienti shqiptar 31-vjeç shkoi për të “rezervuar” një takim përpara operacionit, por kur u njoftua se ndërhyrja e tij do të kryhej vitin e ardhshëm, këcënoi me jetë mjekun dhe fëmijët e tij.
Raportohet se situata u agravua në momentin kur mjeku 45-vjeçar e informoi pacientin se takimi i disponueshëm ishte për vitin e ardhshëm.
Në këto rrethana, mjeku ka kontaktuar policinë dhe burri me origjinë shqiptare është arrestuar. Ndaj tij është ngritur procedim penal për kanosje. Raportohet se bëhej fjalë për një operacion ortopedik, pas një ndërhyrje kirurgjikale të mëparshëm.