E RËNDË! I kërkoi para për të blerë drogë, gruaja tenton të vrasë veten pas sherrit me të birin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës.

Shkak është bërë konflikti me djalin e saj 19-vjeçar, Henri Breçani, pasi ky i fundit i ka kërkuar para për të blerë lëndë narkotike. Pas kësaj, ajo ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës. Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet në gjendje kritike për jetën në repartin e toksikologjisë.

Nga ana tjetër djali i saj është shoqëruar në polici, teksa ai ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur punonjësit e policisë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën