E RËNDË/ 20-vjeçari ndërron jetë papritur, ishte duke pirë kafe por… (EMRI)

Një 20-vjeçar në qytetin e Korçës ka humbur jetën në rrethana misterioze, teksa ishte në një lokal.

Mësohet se viktima është Mateo Llabani, i cili fillimisht është ndjerë keq teksa ishte në një lokal në Bilisht. Ai është transportuar drejt spitalit, por gjendja e tij u përkeqësua më shumë dhe ai u transportua me ambulancë drejt Korçës, aty ku dhe vdiq.

Paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen është një mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20-vjeçarit. Llabani raportohet se nuk ka pasur shenja në trup. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën