E reja nga Vlora peshon plot 380 kg, e vetmja gjë që kërkon është…

Ajo është vetëm 37 vjeçe dhe peshon plot 380 kg kg. Blerina Rapushi vuan nga sëmundja e elefantizmit. Ajo kërkon ndihmë që të aplikojë për kartë identiteti në shtëpi për shkak se nuk është në gjendje të lëvizë.

Asaj i skadon karta e identitetit dhe zyrat e Aleat në Vlorë i kërkojnë të paraqitet vetë. Ose në të kundërt kundrejt pagesës prej 18 mijë lekësh të reja, plus edhe 12 mijë të kartës mund t’i bëhet ky shërbim në shtëpi.

Në pamundësi ekonomike ajo kërkon ndihmë, pasi nuk është në gjendje të lëviz nga vendi dhe mishi po i kalbet. Në kontratën që është lidhur midis qeverisë së asaj kohe dhe Aleat nuk janë parashikuar raste të tilla.

“Kam tre vjet që jam e lënguar. Vetëm me 140 mijë lekë të vjetra mbaj jetën time. Pres të bëhet karta. Më duan atje, po unë nuk mund të lëviz. Jam 37 vjeçe dhe po vdes dita ditës”, thotë ajo për “Fiks Fare”.

“Që të bëjë kartën e identitetit duhet të bëjë edhe pasaportën. Pasaportën nuk kam pse e dua. Unë nuk do ta çoj me pushime në Karaibe. Motra ime po përgatitet të shkojë në varreza”, thotë vëllai i saj, Besnik Rrapushi.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024