E pazakontë! Pianisti sfidon muzikantët, i pari që luan piano në det (video)

Një YouTuber që luan piano në vende të pazakonta, pretendon se është i pari që i bie instrumentit plotësisht nën ujë.

I zhytur në det me pianon e tij, Joe Jenkins luajti Under the Sea nga The Little Mermaid i Disney ndërsa ishte në një udhëtim në Sëanage.Pianisti i cili ka më shumë se 4.15 milionë ndjekës në YouTube tha se performanca i kishte marrë dy vjet për të planifikuar.

Ai tha se nga ana logjistike, me shëndetin dhe sigurinë, kishte qenë një “sfidë e madhe”.

Në videon e tij të fundit, Jenkins, shihet i veshur me pajisje zhytjeje, duke përfshirë aparatin e frymëmarrjes, ndërsa luan një piano të verdhë që përdorte mekanizma plastikë në vend të drurit.

Jenkins tha se disa njerëz kishin tentuar një sfidë të ngjashme, si “një djalë që mori pianon e tij në det, por shkoi vetëm në gjysmë të tastierës”, por ai besonte se ishte i pari që luajti një piano të zhytur plotësisht nën ujë.

Në një bisedë me BBC Radio Bristol, Jenkins tha se video erdhi pasi dikush e “sfidoi” atë ta provonte disa vjet më parë.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025