E pazakontë në Siberi, temperaturat arrijnë shifra rekord, shkojnë mbi 35°C

Si kurrë më parë në Siberi janë shënuar temperatura të larta rekord dhe autoritetet vendase thonë se mund të bëhen shkak për zjarre dhe për shtimin në atmosferë të sasisë së karbonit.

Qytetet më veriore të Rusisë po çuditen ditët e fundit nga temperaturat të cilat nuk shkojnë aspak për shtat me vendin.

Më 20 qershor, qyteti i Verkojanskit në Siberi shënoi temperaturën 38 gradë Celsius, një rekord absolut për rajonin.

Ndërsa shifra pritet të konfirmohet nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, ekspertët janë të shqetësuar teksa konsultojnë hartat që tregojnë se zonat e Rusisë ndodhen në mesin e një vale të nxehtë që ka përfshirë tërë brezat e Arktikut.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Angelina Jolie: Letra emocionuese që i dërgoi një grua nga Gaza

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur