E pazakontë! Dhëndri rrëmbehet nga alienët në Budapest

Një dhëndër i larguar nga festa e tij u tha shokëve se ishte rrëmbyer nga alienët jeshilë. Dhëndri u zhduk për 15 orë gjatë një udhëtimi tre-ditor në Budapest, duke shkaktuar një gjueti të furishme në të gjithë kryeqytetin hungarez.

Miqtë e tij të shqetësuar përfundimisht e gjetën atë të shtrirë në një shkurre, vend ku ai pretendon se ishte hedhur nga bordi i një UFO-je gjigante që drejtohej nga njerëz të vegjël jeshilë.

Matt Mavir, kreu i grupit britanik organizues të festave të beqarisë ‘Last Night of Freedom’, tha: “Ne kishim dëgjuar për episode të tilla të dyshimta në Evropën Lindore, por kjo që na ndodhi ishte e pabesueshme. Ky djalë kishte dalë për pak ajër gjatë festës dhe shokët e tij nisën të shqetësoheshin. Më pas disa orë kaluan dhe ai nuk mund të kontaktohej. Vetëm pas 15 orësh ata na njoftuan se e kishin gjetur të shtrirë në një zonë me bimësi, teksa belbëzonte për alienë dhe për UFO. Me sa duket këto krijesa me sy të mëdhenj të zinj e kishin ngritur nga toka dhe i kishin bërë disa xhiro në qiell. Ndoshta mund t’i ketë thënë këto dhe prej pijes, por të paktën është një histori e bukur për t’u mbajtur mend nga festa e tij e beqarisë”.

Kompania me bazë në Tyneside ka pasur një sërë kërkesash paranormale nga dhëndrat e ardhshëm, ku një prej tyre madje dëshironte të shkonte në pikën e nxehtë të UFO-ve në Roswell, New Mexico.

Matt, më poshtë, shtoi: “Ne ofrojmë paketa për çdo pikë të nxehtë që mund të mendoni, nga Barcelona në York. Ata thanë se dhëndri ishte një gjuetar i zjarrtë i UFO-ve dhe pyetën nëse mund t’i dërgonim në Roswell. Fatkeqësisht, ne nuk mundëm pasi bazat ushtarake top-sekret nuk janë ‘fanse’ të pranisë së njerëzve. Është e çuditshme dhe e pazakontë, por në të gjithë industrinë ne po shohim një kërkesë në rritje për klientët që duan përvoja unike dhe të paharrueshme.
Dhe ne mund të organizojmë pothuajse çdo gjë, nga mundja me baltë, gjuajtja me kallashnikov apo edhe arrestimi i sajuar i dhëndrit, por nuk mund të organizojmë që ai të rrëmbehet nga alienët.”

Burimi: Daily Star 

Related posts

Pamje RRËQETHËSE kur ushtarët rus dhe ukrainas nderojnë njëri-tjetrin pak para vdekjes/ “Ju ishit luftëtari më i mirë në botë” (VIDEO)

Lëkundje tërmeti në Greqi/ Ja ku ishte epiqendra

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra