E PAPRITUR! Kukësi bën njoftimin e rëndësishëm: Klubi ndan rrugët me Hallaçin

Kukësi është një skuadër që i është nën shtruar një revolucioni të vërtetë, teksa largimet nuk kanë fund.

Vetëm pak minuta më parë është njoftuar se nga radhët e verilindorëve është larguar shefi i klubit. Jonuz Hallaci dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku klubi e falenderon Hallaçin për kontributin e dhënë. Kujtojmë se Jonuzi ishte pjesë e Kukësit që në vitin e parë të ngjitjes në Superiore, teksa ka mbajtur këtë posti për ma shumë se 10 vitesh.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)