E paprecendentë/ Olsi Jazexhiu ofendon rëndë Zhaklinën, Bieta i fik mikrofonin (VIDEO)

Një incident dhe një situatë e paprecedentë është zhvilluar dje në studion e “Ftesë në 5” me moderator Bieta Sulon, ku të ftuar ishin mes tjerësh Zhaklin Lekatari dhe Olsi Jazexhiu. Debatet ishin ndezur që para dy ditësh nga deklaratat e bashkëshortes së Jazexhiut, e cila u shpreh pro poligamisë dhe deklaroi se kjo duhet të lejohet patjetër edhe në Shqipëri.

Poligamia është një martesë ku burri ka më shumë se një grua.

Ndërsa Jazexhiu dje ishte i pranishëm virtualisht për të komentuar rreth kësaj teme, por pati një përplasje të fortë me Zhaklinën, duke e ofenduar, përqeshur dhe denigruar këtë të fundit.

Jazexhiu e nisi duke iu drejtuar Zhakut “o rrush” dhe pastaj deri tek aludimet për jetën e saj private e deri tek ajo intime.

Bieta Sulo kërkoi që me Jazexhiun të mbyllej lidhja duke e larguar kështu nga programi. (Video e plotë KËTU).

Përmes një postimi në Instagram, ajo është shprehur:

“Sot nuk ishte një emision i zakonshëm. Një të ftuari kërkova t’i fikej mikrofoni, derisa vendosa edhe ta largoj nga emisioni. Është jo thjesht e turpshme, por tërësisht e patolerueshme që godítje nën brez: fyerje personale, futje nën çarçafin e krevatit të çdonjërit, lincim publik dhe përdhosje e figurës publike të lejohen.

Sikundër edhe e shpreha dhe reagova ashpër përgjatë emisionit deri në largim të të ftuarit, dënoj çdo fyerje dhe nuk mund të pranoj që pikërisht në ‘Ftesë në 5”, emisionin që ka shtyllë të vetën “mbrojtjen dhe lartësimin e dinjitetit të gruas”, të denigrohet kush mendon ndryshe. As në ‘Ftese ne 5’ dhe as në shoqërinë tonë nuk mundet kush të bëjë “polícinë morale.”

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”