“E paprecedentë! Po bëni pazare me Metën”, deputeti Halit Valteri i revoltuar në nisjen e seancës, Ruçi i bën premtimin publik

Deputeti Halit Valteri e cilësoi si të paprecedent faktin që mbledhja e seancës plenare të Kuvendit u shty me një orë për shkak të mbledhjes së grupit të PS-së.

“Është e paprecedent, ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së, seanca u njoftua në 10:00 dhe u mblodh në 11:00, nëse këta burra nuk kanë kohë për pazarin me Metën…Një orë të dhunohet ky parlament se ka mbledhje PS-ja nuk kanë faj shqiptarët. Mos përsëritet më”, kërkoi ai.

Gramoz Ruçi pranoi situatën dhe premtoi se nuk do të përsëritet më. “Vërejtja është e drejtë, nuk do të përsëritet më. Çdo grup ka të drejtë të ndërpresë seancën deri në një orë”, tha kryetari i Kuvendit.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur