E paprecedentë! Drejtori i Vllaznisë pretendon se Gruda është nën kontratë, por Egnatia…

Një situatë e paprecedentë mes Vllaznisë dhe Egnatias është krijuar së fundmi. Shkak është bërë Ildi Gruda.

Sulmuesi la fazën përgatitore ku ndodhej me Vllazninë para Europës, për t’ju bashkuar Egnatias. Kampionët e Shqipërisë ndërkohë e kanë përfshirë në listën e Champions.

Vioresin Sinani, drejtor i Vllaznisë, pretendon se Gruda është nën kontratë me kuqeblutë. “Ne e konsiderojmë Grudën një pjese të rëndësishme të Vllaznisë dhe trajneri Martini e vlerëson maksimalisht si futbollist. Ai është nën kontratë me Vllazninë dhe besoj se të shtunën kur ekipi të rikthehet në fushën e stërvitjes, ai do të jetë i pranishëm”, u shpreh Sinani.

Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i listës së Egnatias nga UEFA. E sigurt është që Gruda nuk duket afër Vllaznisë dhe çështja mes palëve mund të përfundojë në gjyq.

Related posts

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League

“Hyrjen në stadium ndaj Tiranës e keni falas”/ Vllaznia surprizon nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” (video)

“Indrit Myrtja na shkatërroi”/ Trajneri i Apolonisë nuk kursehet, kërkesa e tij shkon deri në FSHF: Presidenti Duka duhet të merret me këtë problem