“E papranueshme!” Cungu ngre zërin për merkaton e Vllaznisë: Nuk e pranoj të ketë vetëm 2 ose 3 lojtarë nga Shkodra

Skuadrat shqiptare po bëhen gati për të luajtur në Europë, duke kërkuar që të ecin sa më shumë. Merkato e bërë nga klubet ka qenë në nivele të kënaqshme dhe me interes të madh pritet të shihet sesi do shkojnë gjërat. Trajneri i njohur shkodran, Armando Cungu në një intervistë për News 24 dhe dha këndvështrimin e tij për situatën e krijuar te Vllaznia.

“Ka dalë moda që të largohen futbollistë shkodranë nga Vllaznia. Është e papranueshme që Vllaznia të ketë vetëm 2 ose 3 lojtarë nga Shkodra. Vllaznia ka talente, shumë lojtarë kanë kontribuar në klube të tjera. Gjatë gjithë karrierës time, shkodranët, tifozët dhe qytetarët më kanë dashur. Nuk më pëlqejnë anketat, por tifozët më duan. Kur iku Brdaric më bënë një ofertë, por nuk e pranova pasi kisha impenjime të tjera.” Përfundoi Cungu.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)