E PADËGJUAR MË PARË! “Fiton më shumë para”/ Nëna largon të bijën nga shkolla që të fokusohet tek…

Rrjetet sociale, e kryesisht Tik-Tok janë kthyer në një burim të ardhurash për shumë persona, të cilët fitojnë shuma marramendëse vetëm me postimet e tyre.

Kjo ka bërë që një nënë e re, të hiqte vajzën e saj 12-vjeçare nga shkolla, për t’iu përkushtuar më shumë “tik tok”- ut.

Gruaja e quajtur Kat Clark, ka 5.2 milionë ndjekës në TikTok dhe është votuar si “Krijuesja e Vitit” në vitin 2022. 37-vjeçarja drejton podkastin “Basically Besties” me vajzat e saj, Latisha, 20 vjeç dhe Deja, 12 vjeç.

Ajo u shpreh se ka vendosur ta heqë nga shkolla Deja-n, për hir të karrierës së re.

“Shkollimi tradicional funksionoi për Deja-n në shkollën fillore, se unë punoja në korporatë. Duke qenë se tanimë kam një karrierë të re, duhet të udhëtoj shumë. Deja po fillon t’i shfrytëzojë mundësitë që ka, ndaj shkollimi nga ora 9 deri në 15, nga e hëna në të premte nuk po funksionon dhe kam kuptuar se duhet ta largoj nga shkolla. Mendojmë se kjo është më e mira për të, nuk duam t’i humbë këto mundësi. TikTok merr shumë kohë dhe thjesht funksionon për familjen tonë”– tha ajo.

Kat shtoi se Deja mund t’i rikthehet shkollimit një vit më vonë, nëse nuk e pëlqen këtë stil jetese. Ndërkohë, Latisha, vajza tjetër e Kat, ka mbaruar shkollën e mesme dhe vijoi arsimin e lartë në degën e drejtësisë. Gjashtë muaj më vonë, la shkollën për të ndjekur karrierën e saj në podkast.

Kat tha se i ka mësuar vajzat të jenë vetvetja dhe të mos ndryshojnë për asnjë.

 “Sinqerisht, adhuroj të punoj kaq afër me vajzat e mia. Është shumë argëtuese, është si të punosh me shoqet e mia të ngushta”, u shpreh Kat.

Related posts

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin në këto ditë të nxehta

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi