E pa besueshme! Arbana Osmani nuk do të jetë moderatore e BBV3 këtë vit/ Ja kush do e zëvendësojë

Prej disa javësh në shtypin rozë kanë nisur të qarkullojnë menjëherë lajmet në lidhje me moderimin e “BBV3”. Sipas thashethemeve të shumta që qarkullojnë në media, Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e sezonit të ardhshëm të BBV.

Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e Osmanit, menjëherë pas publikimit të këtij lajmi në shumë portale, të shumta kanë qenë aludimet në lidhje me moderatoren që do të marrë në dorë prezantimin e një prej programeve mjaft të suksesshme të Top Channel.

Lidhur me këto thashetheme, Bora Zemani është ngacmuar nga gazetari i “Shqipëria Live”, i cili nuk ka nguruar të pyesë drejtpërdrejtë moderatoren nëse do të jetë ajo që do e prezantojë sezonin e ardhshëm të Big-ut.

Gazetari: Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip

Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?

Gazetari: Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje

Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë

Gazetari: Le ta vendosë publiku

Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku…

@topchanneltvalbania Bora Zemani moderatore e Big Brother Vip? #shqiperialive #topchannelalbania #foryou #foryoupage #show #topchannel #fyp #tv ♬ original sound – Top Channel TV

Related posts

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)