“E mohoi që kishte probleme me zemrën”, flet doktori që e vizitoi për herë të parë Dwamenan: I bëra provën prej 12 minutash dhe…

Drini Bardhi ka qenë doktori i parë që ka vizituar të ndjerin Raphael Dwamena. Kardiologu kavajas ka folur në një lidhje direkte me emisionin “Procesin Sportiv” duke treguar atë që kishte ndodhur në dhjetor të shkuar.

Bardhi u shpreh se në testet bazale, Dwamena kishte qenë shumë mirë. Dhe sipas tij, ai duhet të luante futboll. Ndërkohë ka zbuluar se e ka pyetur futbollistin nëse kishte pasur probleme me zemrën më parë, por një gjë të tillë ai e ka mohuar.

“Unë jam i pari që e kam vizituar. Ai paraqitet në klinikën time në 20 dhjetor të shkuar. U kontaktova nga fizioterapisti i Egnatias. E vizitova, nuk kishte ndonjë gjë të veçantë. I bëj eko, ishte eko normale. Ndërkohë kishte një shenjë në anën e majtë të gjoksit. E pyeta nëse kishte kaluar ndonjë problem? I thashë, a ke vendosur ndonjëherë aparat apo diçka të tillë? Kam vendosur loop recorder, regjistron për kohë të gjatë ritmin e zemrës.

Dola nga dhoma tjetër dhe i bëmë provën me ngarkesë. I bëra provën prej 12 minutash. Ka edhe pak spekulim, ndoshta jo me dashje. Thonë që e ndaluan në Europë dhe e lanë të luante në Shqipëri. Nuk është e vërtetë, flitet se ai ka pasur 6-7 ekipe që ka ndërruar. Do të thotë që në testet fillestare, ai ka dalë negativ. Kur sëmundja nxorri kokë, ai bërë arrest kardiak në fushë. Në testet bazale ka rezultuar negativ. Sëmundjet gjenetike kardiake nuk kapen me teste të thjeshta.

A duhej të luante futboll Dëamena me zemrën që kishte, po apo jo? Po patjetër. Nuk kishte asnjë kundërindikacion në testet bazale. Unë nuk e dija historikun. Unë dhashë OK që mund të luante futboll. Në dijeninë time, Egnatia ka bërë teste edhe te “Amavita”. Unë kam shkëputur marrëdhëniet me këtë person. Duhej të vinte pas 6 muajsh sërish. Po klubi çfarë masash mori kur mori vesh gjithë këto thashetheme? Prokuroria nuk më ka kontaktuar”, tha ai.

Related posts

Davide Ziu, talenti shqiptar firmos kontratën si profesionist me Renaten: Ëndrra ime të përfaqësoj Kombëtaren (video)

Flamurtari kërkon ngjitjen në elitë, transferon ish-futbollistin e Dinamos (ZYRTARIZIMI)

Krijoi faturë fiktive për llogari të Ilir Beqajt, SPAK vendos masë sigurie për ish-drejtorin e Partizanit