“E meritoj me aftësi këtë vend”, Ahmataj i “mbyll gojën” kritikëve për një shkarkim të mundshëm

Tirana ka fituar 2 me 3 derbin në stadiumin “Niko Dovana”.  Bardheblutë arritën një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë. Deri në minutën e 57’ rezultati ishte 2 me 0 në favorin e Dinamos.

Më pas Hoxhallari dhe Deliu barazuar brenda 2 minutave. Për përmbysjen mendoi Latifi me penallti në minutën e 81’. Në përfundim të ndeshjes foli për mikrofonin e MCN trajneri i Tiranës Julian Ahmataj.

“Deri këtu ku unë jam nuk kam arritur se më ka ndihmuar njeri. Kam arritur me punë, nuk kam njeri që më ka suportuar. E meritoj me aftësi këtë vend. Nuk i frikësohem kësaj gjëje. Më ka shqetësuar vetëm stabiliteti në fushën e lojës. Besoj është kohë e mjaftueshme që me skuadrën e kemi ezauruar këtë diskutim.”

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe