“E mbajtën të burgosur për 20 vite”, CNN artikull për ariun e shpëtuar në Shqipëri

Mbajtja në kafaz e arinjve në Shqipëri, për të tërhequr klientë në restorante është bërë lajm në CNN.

Sipas asaj që shkruan CNN Marku ariu i fundit që mbahej në robëri në një restorant në Shqipëri është liruar më në fund dhe ai ndodhet sot në strehëzën e tij të re.

Në raportimin e CNN theksohet se Marku kishte më shumë se 20 vite që mbahej i mbyllur në një restorant në Shqipëri, më në fund ndodhet në strehëzën e re, lajmi është konfirmuar nga qendra e shpëtimit të kafshëve Four Paws International.

Të ashtuquajturit “arinj restoranti” janë mbajtur historikisht në kafaze të vogla pranë restoranteve ose hoteleve, ku shërbenin si një atraksion për turistët, sipas Four Paws. Në vitin 2016, organizata jofitimprurëse nisi fushatën “Arinjtë më të trishtuar” në një përpjekje për të zhvendosur më shumë se 30 arinjtë që përdoren si argëtim në vend.

Marku, një ari i murrmë 24-vjeçar, është “ariu i restorantit” i fundit i njohur në Shqipëri, sipas një njoftimi nga Four Paws, megjithëse ka arinj të tjerë në robëri në rrethana të vështira në vend. Ai u shpëtua më 7 dhjetor dhe mbërriti në shtëpinë e tij të re, “BEAR SANCTUARY Arbesbach” në Austri të premten.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari