E mbajnë peng? Bariu nga Librazhdi 4 muaj ne Maqedoninë e Veriut, s’e lënë të kthehet

“Nuk kam telefon”. Xhevahir Hoxha, është një prej shqiptarëve që kanë zgjedhur të punojnë në çdo fushë jashtë Shqipërisë për të siguruar sado pak të ardhura.

Por pavarësisht përpjekjeve në katër vite në Toplicë të Gostivarit, jo vetëm që nuk ka marrë pagesën por dhe shpresat i ka të pakta.

“Kam 5 muaj, nuk më kanë dhënë rrogë.”

Në janar u rinis sërish në Gostivar, ku punoi si bari, por jo vetëm që pagën e munguar nuk e ka marrë, por këtë herë shprehet se as nuk e lejojnë të kthehet në banesën e tij në Xhyrë të Librazhdit.

“U thuaj vëllezërve të vijnë dhe të më marrin se nuk më lë të iki, po më mban peng”.

Ora News, ka udhëtuar drejt fshatit, ndërsa familjarët e tij konfirmojnë humbjen e kontakteve, dhe historinë e Xhevahir Hoxhës.

“Ka katër muaj që ka ikur që të marrë lekët tani e mban peng.”

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari