E Martë 21 Korrik 2020, moti në Shqipëri dhe Kosovë

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i anticiklonit të Azoreve e cila do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E  Martë dt 21 Korrik 2020

E Martë dt 21 Korrik 2020 moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të konsiderueshme.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/31°C

Zonat e ulëta  16/35°C

Zonat bregdetare 19/34°C

E Martë dt 21 Korrik 2020

Kosova për ditën e Martë dt 21 Korrik 2020 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 30°C gradë Celcius.

E  Mërkurë dt 22 Korrik 2020

E Mërkurë dt 22 Korrik 2020 moti do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta në relievet malorë. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 12 m/sek në bregdet.Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  14/33°C

Zonat e ulëta  17/36°C

Zonat bregdetare 19/35°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Related posts

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari

Luhaten monedhat e huaja/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 6 korrik 2024