E kishin kthyer qendrën e masazhit në ‘çerdhe’ prostitucioni, arrestohen dy administratoret (EMRAT)

Një 20-vjeçare dhe një 30-vjeçare janë arrestuar pasi në qendrat e tyre të masazheve ushtrohej prostitucion. Mësohet shtetaset Jetmira Demiraj dhe Rexhina Lika administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në lidhje me këtë ngjarje dhe shfrytëzimin e qendrave të masazheve për prostitucion janë proceduar penalisht 3 shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “SPA”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase. Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:

– J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”. Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024