“E kam ndarë mendjen, Kastriotin nuk e duan më në Superiore”, Çela nuk i mban nervat pas humbjes ndaj Tiranës

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, ka deklaruar se shihet tendenca për të nxjerrë krutanët nga Superiorja. Pas sfidës, ai theksoi se fitorja e Tiranës vinte me një gol të parregullt e jo vetëm kaq.

Nuk dua të bëj fare analizë tekniko-taktike të kësaj ndeshjeje. Por dal vetëm për respektin tuaj. Çfarë kuptimi ka të bësh analizë kur goli i ekipit kundërshtar erdhi pas një stopimi me dorë?! Arbitri gjatë gjithë ndeshjes ka mbajtur nga ana e Tiranës. Arbitri na bëri një surprizë të hidhur në fund, na nxorri dy lojtarë me të kuq. E pashë pas ndeshjes episodin, sepse u bëra kurioz.

Çfarë bënë lojtarët e mi, atë kishin bërë edhe lojtarët kundështarë. Ndjej keqardhje. E kam ndarë mendjen, Kastriotin nuk e duan më në Superligë. Kam parë shumë gjëra në karrierën time, por të nxjerrësh një ekip në kaq mënyrë të dhunshme nuk më ka ndodhur ndonjëherë”.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)