“E kam gati formacionin ndaj BATE-s”/ Partizani, Zoran Zekic pa frikë në ndeshjen e parë europiane

Partizani ka ende edhe një jave në dispozicion për të qenë gati në duelin e parë kundër BATE Borisov që do të luhet në datën 11 korrik në “Air Albania Stadium”. Skuadra e kuqe mbylli një tujetër miqësore pa fitore, atë kundër Ballkanit por trajneri Zoran Zekic nuk është aspak i shqetësuar për rezultatin pasi ai ka në kokë vetëm sfidën me bjellorusët.

“Ishtë një test shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për nepërballë një kudërshtari të fortë. Kjo ishte ndeshja e dytë e programit stërvitor përpara sfidës së UEFA Champions League kundër BATE Borisov. Fale Zotit kemi luksin të gabojmë në ndeshje të tilla miqësore por tani kemi vetëm 6 ditë në dispozicon për ti modifikuar këto gabime dhe ti vendosim lojtarët në pozicionet e duhura ku ata mund të japin maksimumin”, tha Zoran Zekiç.

Trajneri kroat nuk e zbulon formaconin por sigurisht që ai një ide e ka krijuar. “Sigurisht që një ide tashmë e kam krijuar se si mund të luajmë në ndeshjen europiane por kam edne ditë në dispozicion për ti vëzhguar të gjithë lojtarët edhe gjatë ditëve të mbetura për të marrë nje vendim. Dua të theksoj që do të hedhim në fushë lojtarët që kanë gjendjen më të mirë fizike për momentin”, pohoi Zekiç.

Sfida e parë Partizani-BATE Borisov do të luhet të martën në Tiranë dhe ajo e kthimit një javë më pas në Hungari pasi skuadrës bjelloruse nuk i lejohet të organizojë ndeshje si skuadër priotëse në vendin e saj për shkak të mbështetjes që ky vend i ka dhënë Rusisë në luftën e Ukrainës.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)