“E heq bluzën, dalim jashtë flasim”/ Mjeku trim në Durrës kërcënon pacientin (video)

Kohët e fundit janë regjistruar jo pak raste kur bluzat e bardha në Shqipëri kanë rënë pre e dhunës nga të afërmit e pacientëve, por së fundmi është regjistruar një rast i kundërt.

Siç shihet në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ, një pacient i cili kishte rreth 4 orë që priste të bënte një skaner, jo vetëm që nuk po merrte shërbimin por kërcënohet rëndë nga mjeku në mënyrë ordinere.

Mjeku i cili vete identifikohet si Erzen Dobi, kërcënon pacientin si “trim” duke e pyetur nëse donte ta hiqte bluzën e të dilnin jashtë për t’u rrahur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në mjediset e Spitalit Rajonal Durrës. Episodi bëhet akoma më i rëndë pasi pacienti ishte zjarrfikës i cili u ndje keq në orarin e punës dhe u dërgua me ambulancë në spital.

Sipas dëshmitarëve, zjarrfikësi u la rreth 4 orë pa i bërë skanerin ndonëse e kishte kartelën të firmosur nga mjeku neurolog por mjekët e sorrollasnin dhe në fund nuk ia bënë fare skanerin.

“Shikoni si trajtohet nje zjarrfikes ne detyre nga spitali ne Durres. Para nje ore. Kishte 4 ore qe priste nje zjarrfikes per nje skaner… Kishte kartelen te firmosur nga mjeku neurolog por keta te grafise e sorollaten dhe ne fund nuk ja bene….. Zjarrfikesin e mori ambulanca mbasdite ne stacion se kishte dhimbje dhe e lane 4 ore pa kujdes. Kur me ne me uniforme dhe ne detyre sillen keshtu po me nje qytetar te thjeshte?” thuhet në mesazhin e denoncuesit.

Related posts

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 24 korrik 2024