E FUNDIT/ Vllaznia “BOOM” në merkato, afron serbin e Superiores dhe ish-mbrojtësin e Partizanit

Vllaznia nuk ndalet në tentativën për të lehtësuar barrën e pagave me ata lojtarë që nuk dhanë kurrë në Shkodër atë që pritej. Një revolucion i vërtetë te kuqeblutë me 11 lojtarë të larguar nga fundi i majit kur u mbyll kampionati e deri tani. Një formacion i plotë (në rol mungon vetëm portieri) që dështuan te Vllaznia. Sulmuesit Kaina Nunes, Aralica e Hoxhaj janë larguar.

Nuk ka patur vend në projektin e Plorit as mesfushorët Heric, Jonuzi, Vulaj e Kruja. Kanë përfunduar gjithashtu mardhënien e tyre me kuqeblutë edhe mbrojtësit Bulatovic, Gurishta e së fundmi Dajan Shehi. Mbrojtësi është zyrtarizuar i larguar në të njëjtën ditë me Liridon Latifin. Megjithatë ka edhe lajme të mira nga skuadra kuqeblu.

Mësohet se Vllaznia ka bindur Milos Stojanovic të firmosë në Shkodër. Ish-mbrojtësi i Kastriotit është një vlerë e shtuar, ndërsa afrimi më i bujshëm, mban emrin e Egzon Belicës. 32-vjecari kaloi katër vite te Partizani, duke u shpallur edhe kampion në sezonin 2018-2019. Hera e fundit e Belicës ishte në Kosovë me Prishtinën, dhe duket se lojtari shqiptaro-maqedonas është bindur në projektin e Vllaznisë.

Related posts

Dinamo City-Vllaznia, Ilir Daja me objektiva të qarta: Kundërshtar shumë i vështirë por ia dalim!

Kategoria e Parë, java e gjashtë me përballje interesante, spikat takimi Burreli-Lushnja

Ilir Daja me “dhimbje koke” në prag të Vllaznisë, dy lojtarë me probleme fizike