E FUNDIT/ Tirana zgjedh ish-futbollistin e Dinamos si drejtor sportiv (EMRI)

Tirana ka arritur marrëveshjen me Agim Ibrahimin si drejtor sportiv. Ish-futbollisti i Dinamos ka lënë gjurmë në fushën e blertë me shumë skuadra si Olimpija e Ljubjanës në Slloveni dhe me Cagliarin në Serier A. Klubi ka arritur marrëveshjen duke nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes palëve.

NJOFTIMI I TIRANËS

Klubi i Futbollit Tirana njofton se Agim Ibraimi është emëruar drejtor sportiv i klubit bardh’ e blu!

Drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshjen me Ibraimin duke nënshkruar kontratën e bashkëpunimit mes palëve për një projekt afatgjatë.

Eksperienca e jashtëzakonshme si futbollist në Slloveni, Itali, Shqipëri e më gjerë, ka bërë që klubi ta zgjedhë Ibraimin për t’i besuar këtë rol të rëndësishëm.

Ibraimi do të nisë menjëherë nga puna për formimin e Tironës Europiane dhe skuadrës së sezonit të ri.

Si futbollist, Agim Ibraimi ka lënë gjurmë me Mariborin në Slloveni, teksa ka luajtur me Kaljarin në Serinë A, Astanën në Kazakistan dhe njëkohësisht numëron 40 ndeshje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku edhe i është dhënë çmimi i nderit si Ambasador i Sportit.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide.

Tirana i uron mirëseardhje dhe njëkohësisht suksese drejtorit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Agim Ibrahimi

Related posts

Dinamo-Tirana, ndryshon orari i ndeshjes, blutë kërkuan ndryshimin në derbin kryeqytetas

Elbasani plot dëmtime në përballjen ndaj Partizanit, Gvozdenovic në hall për formacionin

Krisje totale mes Sivasport dhe sulmuesit, Rey Manaj reagon ashpër ndaj klubit: Luaja i sëmurë për ta dhe tani as nuk më rinovojnë kontratën