E FUNDIT/ Tirana gjen trajnerin e ri, kontratë 2-vjeçare me trajnerin e Kombëtares (FOTO)

Tirana

Tirana duket se më në fund ka gjetur trajnerin e ri. Sipas “Supersport” bëhet me dije se bardheblutë kanë arritur marrëveshjen me Bledi Shkëmbin.

Palët janë dakortësuar mes tyre për një kontratë 2-vjeçare dhe trajneri i Kombëtares U-17 pritet të marrë drejtimin e kryeqytetasve. Kujtojmë se ish-lojtari i Skënderbeut vetëm pak javë më parë mori drejtimin e ekipit të 17-të vjeçarëve dhe duket se oferta e Tiranës e ka bindur për të ndryshuar ambient.

44-vjeçari si trajner ka drejtuar Teutën dhe Dinamon në kampionatin shqiptar, si dhe Ballkanin e Lirinë në Superligën e Kosovës. Vlen të theksohet se bardheblutë marrin pjesë në Conference League dhe pritet që trajneri të zyrtarizohet shumë shpejt për të nisur më pas edhe punën për kompeticionet europiane.

 

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)