E FUNDIT! Policia “zbarkon” në banesën e ish-deputetit socialist

Pas ngjarjes së rëndë në Fushë-Krujë, ku pjesëtarë të familjes Rraja ushtruan dhunë mbi dy anëtarë të fisit Maja, policia ka zbarkuar në banesën e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Mësohet se uniformat blu po kryejnë kontrolle për gjetjen e 6 personave të shpallur në kërkim.

Konflikti mes fisit Rraja dhe fisit Maja ndodhi për guroren në Borizanë e cila administrohej nga familja Rraja.

Shpërthimet e forta dhe periodike të cilat realizoheshin me mina shkaktonin tronditje të mëdha në zonë dhe për rrjedhojë banesat pësonin krisje dhe dëme të shumta fizike.

Agravimi i situatës erdhi si pasojë e denoncimit të bërë nga pjesëtarë të fisit Maja tek autoritet përkatëse, veprim i cili nuk i mirëprit nga familjarët  ish-deputetit Rrahman Rraja.

Në një lokal privat ku po qëndronin dy anërtarë të fisit Maja, familjarët e deputetit socialist, të mirëorganizuar, dhunuan në mënyrë të pamëshirshme me shkopa bejsbolli dhe me tyta pistoletash shtetasit B.M. dhe J.M.

Pamjet makabre tronditën oponionin publik dhe sollën shkarkime të shumta në Policinë e Shtetit deri edhe në shkarkimin e ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Pas shkarkimit të Çuçit, Rama emëroi Taulant Ballën në krye të Ministrisë së Brendshme, një lëvizje që solli shumë reagime.

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024