E FUNDIT/ Muja bën lëvizjen e papritur në merkato, shkon në skuadrën që luan për mbijetesë

Lëvizje e papritur në merkaton e janarit. Futbollisti i Kombëtares, Arbnor Muja, i cili pak kohë më parë luajti në Ligën e Kampionëve, me Antverp, është transferuar te Samsunspor në Superligën e Turqisë. Nga kampioni i Belgjikës, Antëerp, sulmuesi i krahut kaloi te skuadra mesatare turke, Samsunspor që renditet në vendin e 15-të, dhe ketë sezon është në luftë për mbijetesën.

“Futbollisti i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antverp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.

Samsunspor vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon të dërgon në kategorinë e dytë turke. Mbetet për t’u parë në qoftë se ky do të jetë hapi i duhur në karrierë për Mujën.

Related posts

E FUNDIT/ Dorëzohet federata serbe, kërkesë UEFA-s që të ndryshojë stadiumin me Shqipërinë; shkak bëhen huliganët

Bylis “pre” e lehtë për Edlir Tetovën, por statistikat ndaj Mirel Josës i ka kundër

“Të largojmë idiotët që përdorin futbollin për ideologji”, Ceferin nga Tirana mesazh Federatës serbe: Këta njerëz nuk e duan futbollin