E FUNDIT/ Gjysmëfinalet e Final-Four, Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia, zbulohen ndeshjet për titullin

Është hedhur shorti për “Final 4” në stadiumin “Air Albania” në sallën e konferencave për shtyp.

Egnatia e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, e ndjekur nga Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Shorti i hedhur në “Air Albania” vuri përballë Egnatian me Vllazninë dhe Partizanin me Skënderbeun.

Dueli Partizani-Skënderbeu do të luhet në datën 17 maj ora 20:00.

Dy ditë më vonë do të zhvillohet Egnatia-Vllaznia në datën 19, po në orën ora 20:00. Më pas finalja e madhe në datën 26 maj në orën 19:00.

Related posts

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Egnatia në alarm para Bylisit, mungesat “shkatërrojnë” mesfushën!

Interes i çmendur nga jashtë, Tirana-Partizani bëhet destinacion turistik; 350 euro një biletë (FOTO)