E FUNDIT/ Media në Azerbjaxhan zbulon të ardhmen e Redon Xhixhës, është një klub i Superiores

Redon Xhixha pritet të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, në mënyrë që të ketë më shumë hapësira. Interesimet për lojtarin nuk mungojnë, teka një nga zgjidhjet shihet huazimi.

“Pressing.az” ka bërë të ditur emrat e tri ekipeve që e dëshirojnë Xhixhën në huazim. Dy i përkasin kampionatit elitar të Azerbajxhanit, Zira dhe Sabah.

Ndërkohë ekipi i tretë është i Superiores, Tirana. Bardheblutë dëshirojnë kthimin në shtëpi të Xhixhës në formë huazimi, çka do të thoshte një betejë të lënë përgjysmë me Xhuliano Skukën që tanimë është pjesë e Partizanit.

Sipas mediave azere, vetë futbollisti është pozitiv sa i përket një huazimi të mundshëm me dëshirën për të kapur Kombëtaren, por te Qarabag duan që lojtari të jetë në konkurrencë dhe të luftojë për vendin në formacion.

Related posts

Bylis përfiton financiarisht, por dobësohet në cilësi; klubi ballshiot shet dy lojtarë te…

Tirana, premion e fitores e kthejnë në mesazh force; nga shpërblimi te solidariteti

E FUNDIT/ Kristjan Asllani zgjedh të ardhmen e tij, sot në mbrëmje firmos me klubin e ri