E FUNDIT/ Largimi nga AF Elbasani, Abaz Karakaçi surprizon me skuadrën e re

Abaz Karakaçi ka vendosur të jetë pjesë e skuadrës së Lirisë së Prizrenit në kampionatin e Kosovës. Një përforcim me vlera për klubin që ka vendosur si objektiv rikthimin në elitën e kampionatit kosovar.

Mesfushori vjen pas largimit nga AF Elbasani i cili qendroi për 1 sezon, duke u shpallur kampion i Kategorisë së Parë me shiritin kë krahë. 31-vjeçari bëhet shkodrani i tretë që i bashkohet Lirisë së Prizrenit pas zyrtarizimit të Raboshtës dhe Silvio Zogajt.

Related posts

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën

“Problemi te Partizani janë njerëzit rreth presidentit”, Haxhia zbulon prapaskenat te demat: S’na lanë të ndërtonim ekipin’

Akuza për pështyrje dhe ofendim, Dinamo mbron Dejvi Bregun (POSTIMI)