E FUNDIT/ Igli Tare gati t’i japë fund papunësisë, klubi italian e kërkon si drejtor sportiv

Sezonin e kaluar, Igli Tare dhe Lazio ndërprenë bashkëpunimin mes tyre, për shkak të debatave me trajnerin Maurizio Sarri. Që nga ajo kohë, drejtori sportive shqiptar ka mbetur pa ekip, por jo për shumë kohë. Në Itali po flasin për nje interesim të Fiorentinës. Krerët më të lartë të klubit nga Firence janë të bindur se cikli i Daniele Prades ka përfunduar dhe në verë mund të ketë një revolucion të vërtetë.

Emri që na pëlqehet është ai i Igli Tares, i cili në mbi 10 vjet si drejtor sportiv i Lazios, solli në Romë lojtarë të panjohur që më pas bënë historinë më të re të klubit si Luis Alberto dhe Milinkovic-Savic. Tare do të ishte i përshtatshëm për filozofinë dhe politikat që ndjek klubi. Në një intervistë të fundit me TV Play ish-sulmuesi deklaroi: “Për mua Italia ka një rol themelor, ndihem plotësisht gati për një projekt të ri këtu ose jashtë vendit”, duke specifikuar se nuk është kontaktuar kurrë nga Napoli si ishte përfolur muajt e fundit.

Related posts

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…