E FUNDIT/ Erion Hoxhallari i bashkohet Tiranës në Ohër, zbulohet paga dhe kontrata e mbrojtësit

Erion Hoxhallari është tashmë një futbollist i Tiranës. Ditën e sotme, klubi kryeqytetas do të prezantojë mbrojtësin si blerjen më të re të klubit. Mësohet se lojtari ka udhëtuar në Ohër, aty ku ekipi bardheblu po zhvillon fazën përgatitore. Erion Hoxhallari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 7 mijë euro në muaj.

Prej disa ditësh ai ka kryer stërvitje individuale në kryeqytet dhe ky rast u shfrytëzua nga klubi i Tiranës. Presidenti Halili u takua me Hoxhallarin dhe e ka bindur të kthehet të veshë ngjyrat bardheblu. Në këtë mënyrë, skuadra do të luftonte për titull, ndërsa lojtari ka shansin të kthehet në nivelet për t’iu bashkuar Kombëtares.

Tirana ka realizuar një prej merkatove më të mira, sepse përveç Dokës dhe Hoxhallarit, ata kanë afruar Latifin dhe Kainan nga Vllaznia, Micin, Fjoart Jonuzin si edhe portierin Selmani.

Related posts

Ardian Ismajli drejt largimit nga Empoli, për lojtarin ka interes nga Turqia

Gentian Mezani i “shkel syrin” Flamurtarit: Nuk i thuhet jo klubit vlonjat, marrëveshja me Bylisin ishte deri në përfundim të kampionatit

Egnatia synon futbollistin e Skënderbeut, klubi korçar shqyrton ofertën e rrogozhinasve (EMRI)