E FUNDIT/ Çfarë po ndodh te Dinamo?! Klubi largon Dritan Mehmetin ja kush pritet ta zëvendësojë

Dritan Mehmeti nuk do të jetë më pjesë e Dinamos. Pavarësisht se drejtuesit e konfirmuan në stol, sot është marrë vendimi që tekniku mos të jetë në krye të skuadrës. Mehmetit i është ofruar një tjetër pozicion, por që Mehmeti nuk e ka pranuar. Ishte një lëvizje e pritshme, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, me projektin ‘Dinamo City’ dhe afrimin e disa aksionerëve të tjerë.

Tani pritet që drejtimin e Dinamos ta marrë trajneri italian Luigi Di Biagio, me të cilin klubi ka arritur akordin. Në fillim të javës së ardhshme skuadra kryeqytetase do të shkojë në Itali për vazhdimin e fazës përgatitore dhe aty do të nisë punën trajneri i ri, që me shumë gjasa do të ketë stafin e tij.

Related posts

Flamurtari në krizë rezultatesh? Ribaj tregon arsyet: Pësojmë nga pakujdesia në minutat e para

Flamurtari mban gjallë shpresat për mbijetesë, pikë me vlerë ndaj Vorës (video)

Alarm te Besa! Mungesat tronditin favoritët para betejës me Lushnjën