E FRIKSHME! Tifozi futet në fushë dhe tenton të mbysë veten (pamje të rënda)

KUJDES! Fotot e mëposhtme mund të përmbajnë pamje të pakëndshme për disa.
Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme është shënuar mbrëmë në sfidën Everton-Newscastle, e vlefshme për Premier League, Angli.

Një tifoz i ri ka hyrë në fushë dhe ka tentuar të mbysë veten e tij duke u lidhur pas shtyllës së portës, ku qafën e kishte shtrënguar me një lidhëse.

Forcat e rendit hynë menjëherë në fushën e stadiumit për t’i shpëtuar jetën dhe u deshën disa minuta deri në lirimin e tij nga lidhësja në qafë.

Sipas mediave të huaja ende nuk dihen arsyet se pse i riu ndërmori një akt të tillë, mirëpo në bluzën e tij ishte shkruar:

“Vetëm ndaloni naftën.
Ne nuk kemi të ardhme!”

Këto fjali janë një aludim se tifozi ka qenë duke protestuar me flijimin e tij kundër sheikëve që kanë marrë drejtimin e klubit të Newcastle.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull