E frikshme! Dy muaj i intubuar, humbi 42 kg prej Covid/ Shikoni si është transformuar atleti kampion në bodybuilding

Atleti kampion në bodybuilding, Vassilis Mointinis ishte shumë pranë vdekjes për shkak të Covid-19.

Pavarësisht fizikut të tij të palestruar, Mointinis ka treguar sesi kaloi dy muaj i intubuar duke humbur 42 kilogramë. Mediat e huaja shkruajë se ai sot peshon vetëm 62 kg, ndërsa vetë ai rrëfen se edhe pse ka dalë nga intubimi ka ende probleme me lëvizjen dhe frymëmarrjen.

“Kam ende mbetje në mushkëri, kjo është ajo që të lë koronavirusi siç më thotë mjeku pulmonolog”, tha atleti

Vassilis Mointinis duke folur në televizionin “ANT1”, u shpreh se: “Nuk pata kohë të vaksinohem sepse u operova. Unë u sëmura më 27 maj dhe kisha lënë datën e marrjes së dozës së parë më 2 qershor. Të gjithë duhet të vaksinohen.”

Duke iu referuar rastit të atletit, profesori i pneumologjisë, Nikos Tzanakis, theksoi: “Nuk mund t’ju përshkruaj gjendjen që këta njerëz përjetojnë me muaj të tërë”.

Related posts

Turbina u eleminua nga Gramshi, trajneri Çutra akuza të forta arbitrit: Mikele Dyrmishi u tall, merr guximin dhe e bën ndeshjen… (video)

FIFA “troket” në derën e FSHF-së, i dorëzon gjobën për sjelljen e tifozëve gjatë Shqipëri-Andorra

Partizani B mposht Albpetrol dhe mëson emrin e kundërshtarit për finalen, Turbina-Gramshi e kthejnë në dramë (video)